Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika gjermane ku punon kardiokirurgu kosovar formon ekip urgjente mobile për ECMO

Lajme 12/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kardiokirurgjisë në Dortmund të Gjermanisë ka themeluar ekipin mobil për ECMO, të cilët do të shpëtojnë jetë së bashku me ekipin e urgjencës.

Nëse një pacient pëson dështim të funksionit të zemrës në shumicën e rasteve nuk i mbijeton transportit deri në klinikë. Por tani me formimin e këtij ekipi mobil të kardiokirurgëve në krye me Prof. Dr. Alexander Albert, do të mundësojë që pacientët të lidhen me aparaturën ekstrakorporale mobile gjatë transportimit për të siguruar dërgimin e pacientit gjallë deri në sallën e operimit në klinikë, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë ekip të mjekëve gjermanë është edhe kardiokirurgu i njohur kosovar Dr. Besnik Kojcici. Ai ka treguar për Gazetën Shneta se ka qenë i pari që pas formimit të ekipit kanë trajtuar rastin e parë. “Ka rastisur të jem kujdestar atë ditë dhe ishtë gjë e mrekullueshme të shpëtojmë pacientin nga vendi i ngjarjes. Është një revolucion mjekësor”.

Drejtori i klinikës Prof. Albert, ka thënë se me këtë ekip po synojnë të parandalojnë më të keqen tek pacientët. “Me këtë synojmë të ndalim më të keqen dhe të shkojmë tek pacientët me aparaturë mobile. Nëse veproni shpejt, atëherë keni një mundësi. Prandaj ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, ka deklaruar Prof. Albert, thuhet në njoftimin e klinikës.

Ekipa mobile e cila përbëhet nga një kardiokirurg dhe një teknik të kardiokirurgjisë, do të jetë në shërbim 24 orë për rastet potenciale. Ekipa mobile supozohet të vendos pacientët në makinën ECLS, e cila merr zëvendëson funksionin e zemrës dhe mushkërive. Kjo do t’i jap kohë transportimit të pacientit në sallën operative në klinikë.

“Në klinikën tonë jemi të përgatitur për të ofruar shërbimet e duhura për pacientët”, ka deklaruar Prof. Albert. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTrajtimi i gjendjeve si infeksionet e traktit urinar gjatë shtatëzanisë
Artikulli i rradhës Tremujori i tretë i shtatzënisë: Fitimi i peshës dhe ndryshime të tjera të rëndësishme

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.