Rreth gjysmës së gjatë të shtatëzënisë time, doktori më njoftoi se kisha një infeksion të traktit urinar. Do të më duhej të mjekohesha me antibiotikë u shpreh një nënë.
Nuk kisha simptoma, flet një nënë për Healthline, kështu që nuk mendoja se mund të kisha një infeksion. Doktori e zbuloi bazuar në testin tim rutinë të urinës.
Cfarë është një infeksion i traktit urinar?
Një infeksion i kësaj natyre ndodh kur bakteret nga zona diku jashtë trupit të një gruaje futen në uretrën e saj (në thelb traktin urinar) dhe shkaktojnë një infeksion.
Gratë kanë më shumë të ngjarë të marrin infeksione urinanre sesa burrat.
Anatomia femërore e bën të lehtë që bakteret nga zonat e vaginës ose rektumit të futen në traktin urinar sepse janë më afër transmeton Gazeta Shneta.
Cilat janë opsionet e trajtimit?
Ju mund të ndihmoni në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar gjatë shtatëzanisë tuaj përmes:
-Zbrazjes së fshikëzës shpesh, sidomos para dhe pas marrdhënieve intime;
-Duke veshur të brendshme pambuku;
-Duke pirë shumë ujë për të qëndruar të hidratuara;
-Duke shmangur çdo sapun të ashpër ose larje trupi në zonën gjenitale;
Shumica e infeksioneve urinare gjatë shtatëzanisë trajtohen me antibiotikë.
Nëse infeksioni ka përparuar duke dhënë një infeksion të veshkave, mund t’ju duhet të merrni një antibiotik më të fortë ose të keni një injeksion intravenoz (IV) të administruar. /Gazeta Shneta /