Klinika Infektive në QKUK ka mbetur pa drejtor që gati dy javë pas dorëheqjes së Dr. Lindita Ajazi-Berisha nga kjo pozitë.
Dorëheqja e Ajazi-Berishës e ka lënë këtë klinikë pa udhëheqës, vetëm me zëvendësues të cilën po e ushtron Dr. Sadije Namani, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime brenda klinikës se asnjë nga infektologët nuk po pranojnë të marrin pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit.
Burimet brenda drejtorisë së SHSKUK-së bëjnë të ditur se drejtori i përgjithshëm Valbon Krasniqi ka kërkuar nga kolegët e Infektivës që të propozojnë një mjek për t’i udhëhequr, por deri më tani këtë përgjegjësi nuk ka pranuar ta marr asnjëri prej tyre.
Kujtojmë se Dr. Lindita Ajazi Berisha kishte ardhur në pozitën e drejtoreshës pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajazi-Berisha dha dorëheqje më 5 shkurt për arsye personale.
Ajo e ka udhëhequr klinikën nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. /Gazeta Shneta/