Klinikat private akuzohen se po i rrezikojnë pacientët

2017-03-06 në ora 20:51

Pacientët britanikë janë alarmuar nga shteti që të kenë kujdes me klinikat private për kontrolle të panevojshme dhe të shtrenjta.

Komiteti Nacional i Skriningut i Britanisë së Madhe, pretendon se disa prej testeve që po bëhen nëpër disa klinika, janë të dëmshme për pacientët dhe mund t’i çojnë ata në ndërhyrje të panevojshme, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Këto teste po kushtojnë deri në 2 mijë funte dhe përfshijnë skanime të trupit MRI, teste e zemrës, analizat e gjakut dhe diagnostifikimin e kancerit të prostatës.

Mbi një mijë mjekë familjarë deklaruan se rreth 43 për qind e pacientëve kishin shkuar te ata për konsultime pas analizave që kishin bërë në këto klinika.

Ata paralajmëruan se këto skanime mund të jenë të dëmshme dhe mund të sugjerojnë operacione të panevojshme. /Gazeta Shneta/