Një nënë australiane ka bërë një gabim të madh gjatë një shopingu në një nga supermarketet afër vendbanimit të saj.
Vivienne Wardrop ishte ndalur në një qendër tregtare për një shoping të shkurtër, duke e vendosur djali ne saj 10-muajsh në një nga karrocat e ushqimeve, transmeton Gazeta Shneta.
Por, kjo gjë i doli ‘dardhë me bisht’. Të nesërmen në mëngjes, djali 10-muajsh i Vivienne pati diarreja në gjithë trupin, me temperaturë të lartë e të vjella.
Ajo e dërgoi djalin te mjeku i cili sipas simptomave e diagnostifioi me virus të zakonshëm duke e udhëzuar të kthehej në shtëpi.
Por, një ditë më vonë, gjendja e bebës së vogël u përkeqësua edhe më shumë. Ai u dehidratua dhe humbi plot 800 gr për tre ditë.
Vivienne e dërgoi atë me urgjencë në spital, ku vetëm reagimi i shpejtë arriti t’ia shpëtojë jetën. Sipas mjekëve, bebja 10-muajshe kishte marrë infeksion nga bakteret apo lëndë toksike në karrocën e shopingut.
Nëna australiane nuk vonoi dhe shpërndau në rrjetet sociale ngjarjen e saj për të vetëdijesuar nënat e tjera për kujdesin që duhet ta kenë nga papastërtia dhe hapësirat ku vendosen bebet. /Gazeta Shneta/