Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KMDLNJ-ja ngre shqetësim për rastet e shpeshta të vetëvrasjeve në Kosovë: Askush nuk po merret me parandalimin

Lajme 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
KMDLNJ
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve të raportuara si vetëvrasje në Kosovë, duke theksuar mungesën e masave parandaluese nga institucionet.

Sipas KMDLNJ-së, deri më sot nuk është bërë asnjë hulumtim serioz dhe profesional për shkaqet që çojnë drejt këtij fenomeni, mbi bazën e të cilit do të mund të ndërtohej një strategji parandaluese.

“Kosova, si vend që ka dalë nga lufta, është dashur të merret më herët me këtë çështje, në mënyrë që të shkurtohej periudha postraumatikë, dukuri normale pas përfundimit të luftërave. Çuditërisht, 26 vjet pas përfundimit të luftës ka më shumë raste vetëvrasjesh sesa në vitet e para pas saj”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Shneta.

KMDLNJ ka përmendur disa faktorë që sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vetëvrasjeve: situata e rëndë ekonomike, papunësia, mungesa e trajtimit për personat me prirje për vetëvrasje, mungesa e solidaritetit shoqëror, përkrahja e pamjaftueshme nga institucionet shtetërore, humbja e shpresës, kostot e papërballueshme për bizneset si dhe presioni i vazhdueshëm nga rreziku i luftës.

Sipas KMDLNJ-së, kjo dukuri është më e theksuar tek grupet e margjinalizuara, si pensionistët dhe veteranët e luftës, ndërsa në një masë më të vogël prek edhe biznesmenët që nuk kanë përkrahje apo mbrojtje ligjore.

Organizata shpreh shqetësim se institucionet e mandatuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk po e trajtojnë seriozisht këtë problem.

“Kjo situatë rrezikon të drejtën themelore të njeriut – të drejtën për jetë – mbi të cilën ndërtohen të gjitha të drejtat e tjera, e garantuar nga dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut”, thekson KMDLNJ./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdes i riu nga Gjilani që ra në kontakt me rrymën
Artikulli i rradhës SHSKUK: Ka barna mjaftueshëm për parandalimin e gjakderdhjes te lehonat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.