Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se pacientet që trajtohen në shërbimet obstetrike nuk duhet të shqetësohen lidhur me furnizimin me barna që përdoren për parandalimin e gjakderdhjes.
SHSKUK sqaron se, për shkak të mungesës së ofertuesve në tenderin e hapur për furnizim me metilergometrinë, aktualisht përdoret oksitocina, e cila ka efekt të njëjtë dhe është në dispozicion në sasi të mjaftueshme, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas ShSKUK-së, oksitocina mbulon tërësisht trajtimin mjekësor në rastet e gjakderdhjes dhe pacientet nuk detyrohen të blejnë barna nga jashtë.
“Në mungesë të produktit metilergometrinë, përdoret oksitocina, e cila ka efekt të njëjtë dhe mbulon nevojat terapeutike, sipas standardeve mjekësore, të cilën ShSKUK e posedon në sasi të mjaftueshme.
Përkundër përpjekjeve për të kontraktuar produktin metilergometrinë, SHSKUK edhe pse ka hapur procedurë të rregullt të prokurimit, nuk ka pasur ofertues.” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/



