Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kolagjeni dhe humbja e peshës: Suplementi që po tërheq vëmendjen e shkencës

Jetë 25/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolagjeni njihet gjerësisht për përfitimet e tij në shëndetin e lëkurës, nyjeve dhe kockave, por një studim i ri sugjeron se mund të luajë rol edhe në humbjen e peshës.

Hulumtimi, i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit dhe i publikuar në revistën shkencore “Nutrients”, ka ngritur interes të madh në fushën e ushqyerjes dhe metabolizmit.

Sipas studimit, pjesëmarrësit që konsumuan dy herë në ditë një proteinë të pasur me kolagjen humbën dyfishin e peshës krahasuar me grupin kontroll, i cili nuk përfshinte kolagjen në dietë. Rezultatet, të raportuara nga Health News sugjerojnë se ky suplement mund të ketë ndikim pozitiv në kontrollin e peshës trupore, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se është ende herët për të nxjerrë rezultate përfundimtare, pasi studimi kishte disa kufizime metodologjike dhe nevojiten kërkime të mëtejshme për ta konfirmuar këtë efekt në popullata më të gjera.

Një nga shpjegimet e mundshme lidhet me faktin se kolagjeni përthith ujin dhe zgjatet në stomak, duke ndihmuar në krijimin e ndjenjës së ngopjes dhe reduktimin e marrjes së kalorive. Po ashtu, është më i vështirë për t’u tretur, duke arritur në zorrën e trashë ku ushqen bakteret e dobishme të mikrobiomës. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në metabolizëm, peshë dhe nivelin e inflamacionit.

Për më tepër, disa studiues sugjerojnë se kolagjeni mund të ketë efekt më të lartë termogjenik, duke djegur më shumë kalori krahasuar me proteina të tjera, çka e bën atë një suplement potencialisht interesant për menaxhimin e peshës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProbiotikët dhe humori: Si zorrët mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore?
Artikulli i rradhës Qytetarët ankohen për faturat e larta të rrymës për muajin dhjetor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.