Pas kritikave nga ish-ministri Armend Zemaj, deputetja Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosja iu kundërpërgjigj Zemajt duke thënë se kjo sjellje po bëhet nga partitë opozitare për qëllime politike, jo për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Këta janë të pakënaqur në çdo situatë, kjo tregon një tendencë politike. Brenga e parafolësit në tërë fjalimin ishte tendencë politike”, deklaroi Kollçaku.
Po ashtu, Kollçaku ka folur edhe rreth masave si dhe kërkesës për tri doza të vaksinës, duke thëne që tri dozat e vaksinës për të hyrë në Kosovë janë si kriter lehtësues.
Tutje ajo ka shpjeguar se nëse kanë vetëm dy doza atëherë për hyrjen në Kosovë, duhet edhe testi PCR./Gazeta Shneta/




