Kombinimi i alkoolit dhe antibiotikëve mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të efekteve anësore. Është më mirë të prisni derisa të përfundoni kursin tuaj të antibiotikëve përpara se të pini një pije alkoolike.
Alkooli dhe barnat mund të jenë një përzierje e rrezikshme. Mjekët rekomandojnë shmangien e alkoolit gjatë marrjes së një sërë barnash, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Ndërveprimet
Asnjëherë nuk duhet të konsumoni alkool ndërsa merrni ndonjë nga antibiotikët e mëposhtëm:
cefoperazone, cefotetan, metronidazole, tinidazol, ketokonazol, izoniazid, linzolidi dhe griseofulvin.
Kombinimi i këtyre antibiotikëve dhe alkoolit mund të shkaktojë një reaksion potencialisht të rrezikshëm:
Metronidazoli, tinidazoli, cefoperazoni, cefotetani dhe ketokonazoli.
Pirja e alkoolit gjatë marrjes së këtyre barnave mund të shkaktojë:
të përziera, të vjella, dhimbje koke, rrahje të shpejta të zemrës, ngërçe në stomak.
Isoniazid dhe linezolid
Pirja e alkoolit me këto barna mund të shkaktojë efekte anësore si: dëmtimi i mëlçisë dhe presionin e lartë të gjakut.
Doksiciklina dhe eritromicina
Pirja e alkoolit gjatë marrjes së këtyre antibiotikëve mund t’i bëjë ata më pak efektivë.
Efektet anësore të përgjithshme
Efektet anësore specifike që mund të shkaktojë një antibiotik varen nga bari. Megjithatë, disa efekte anësore të zakonshme të antibiotikëve përfshijnë: të përziera, përgjumje, marramendje dhe diarre.
Shenjat e një reaksioni negativ alkool-antibiotik përfshijnë:
skuqje, dhimbje koke të forta dhe rrahjet e shpejta të zemrës.
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të sigurt për detajet e barnave tuaja.
Dëgjimi i këshillave të mjekut ose farmacistit tuaj mund t’ju ndihmojë të shmangni efektet e një ndërveprimi alkool-bari. /Gazeta Shneta/


