Kombinimi i një medikamenti të famshëm që përdoret për humbje peshe dhe si trajtim diabeti, i kombinuar me një formë të kufizimit të kalorive mund të jetë një mënyrë veçanërisht efektive për të menaxhuar diabetin e tipit 2.
Trajtimi i kombinuar duket se përmirëson funksionimin e qelizave që prodhojnë insulinë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i fundit i botuar në “Clinical Nutrition”, arrin në përfundimin se kombinimi i semaglutidit (Ozempic) me një dietë shumë të ulët kalorike mund të jetë një mënyrë më efektive për të trajtuar diabetin e tipit 2 sesa çdo metodë tjetër.
Studiuesit zbuluan se një dietë shumë e ulët kalorie prodhoi humbje më të madhe të peshës afatshkurtër sesa semaglutidi. Gjithashtu, shtimi i një diete me kalori shumë të ulët në trajtimin me semaglutide prodhoi më shumë humbje peshe sesa vetëm me barna semaglutide. /Gazeta Shneta/


