Studiuesit në mbarë botën janë në kërkim të trajtimeve më efektive për sëmundjen e Alzheimerit, një formë demence që prek rreth 32 milionë njerëz globalisht. Trajtimet aktuale ndihmojnë vetëm në lehtësimin e simptomave dhe ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.
Një qasje premtuese është ripërdorimi i barnave, duke shqyrtuar nëse barna të aprovuara për sëmundje të tjera mund të funksionojnë edhe për Alzheimerin. Kjo metodë përshpejton procesin e kërkimit, pasi këto barna tashmë janë testuar për siguri, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri i publikuar në revistën “Cell”, ka identifikuar dy barna kundër kancerit – letrozoli dhe irinotecan – që mund të ndikojnë në ndryshimet molekulare në tru të shkaktuara nga Alzheimeri.
Studiuesit analizuan shprehjen gjenetike në qelizat nervore dhe qelizat gliale (që mbështesin neuronet) për të gjetur barna që e kthejnë këtë shprehje drejt gjendjes normale.
Këto gjetje japin shpresë për zhvillimin e trajtimeve të reja që mund të ngadalësojnë apo ndalojnë përparimin e kësaj sëmundjeje komplekse. /Gazeta Shneta/


