Është zbuluar një lloj i ri Covid i cili është një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron.
Mutacioni i ri, i ashtuquajturi varianti ‘Deltacron’, studiuesit e zbuluan për herë të parë në Qipro, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros ka zbuluar 25 raste të llojit të ri. Gjetjet tani janë dërguar në GISAID, një bazë e të dhënave ndërkombëtare që gjurmon viruset e reja.
Deri më tani, është e paqartë se sa virulent apo i fuqishëm është lloji i ri, raporton Bloomberg.
Profesor Kostrikis tha se: “Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë në situatën e fundit.”
Nga 25 mostra, 11 janë marrë nga ata që janë shtruar në spital. 14 të tjerë janë marrë nga popullsia e përgjithshme.
Ndërsa janë zbuluar 25 raste, ekspertët kanë paralajmëruar se është ende herët për të vlerësuar llojin e ri të mundshëm. /Gazeta Shneta/