Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e vitaminës D, katër shenja paralajmëruese që duhet kërkuar në këtë gjendje

Jetë 09/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitamina D është vendimtare për rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup. Kjo ndihmon për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

Gjatë muajve të ngrohtë, trupi juaj është në gjendje të sintetizojë këtë vitaminë nga rrezet e diellit, prandaj quhet edhe vitamina e ‘diellit’. Megjithatë, mungesa e vitaminës D mund të jetë më e përhapur gjatë dimrit, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Mungesa e vitaminës D mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë deformime të kockave dhe dhimbje.

Ka edhe arsye të tjera që mund të çojnë në mungesë të vitaminës D në disa persona. Për shembull, nëse jeni me prejardhje afrikane ose aziatike jugore, mund të mos jeni në gjendje të prodhoni mjaftueshëm nga kjo vitaminë nga rrezet e diellit.

Mungesa e vitaminës D mund të jetë e vështirë të dallohet tek të rriturit, por ka disa simptoma.

Sipas Cleveland Clinic, këto janë shenjat e mungesës së vitaminës D:

– Lodhja;

– Dhimbje kockash;

– Dhimbje ose dobësi muskulore;

– Ndryshimet e humorit.

Meqenëse vitamina D ndihmon në mbajtjen e kockave të shëndetshme në mënyra të ndryshme, mungesa e saj mund të shfaqet edhe në këtë zonë. Dhimbja e kockave dhe dhimbja e shpinës janë lidhur me këtë mangësi.

Një studim më i vogël zbuloi se njerëzit me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës përjetuan ashpërsi të shtuar të dhimbjes për shkak të niveleve më të ulëta të vitaminës së diellit.

Një studim tjetër, i botuar në revistën Public Health Nutrition, analizoi 81 studime dhe vuri re se njerëzit me artrit dhe dhimbje muskulore priren të kishin nivele më të ulëta të vitaminës D.

Kur bëhet fjalë për ndryshimet e humorit, Cleveland Clinic thekson se një shenjë mund të jetë depresioni.

Një studim, i botuar në Journal of Affective Disorders, lidhi mungesën e vitaminës D me depresionin tek të moshuarit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKombinimi Omicron dhe Delta i gjetur në Qipro, lloji i ri shqetësues i mutacioneve
Artikulli i rradhës IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës me Covid-19 në ditët në vazhdim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.