Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni Disiplinor e largon nga puna drejtorin e Autorizim Marketingut në AKPM Ardian Rugovën

Lajme 10/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Disiplinor në AKPM e ka larguar nga puna drejtorin e departamentit të Autorizim Marketingut, Ardian Rugovën. Ai është gjetur fajtor për disa shkelje. Gazeta ka provuar të marr versionin e tij por i njëjti deri më tani nuk është përgjigjur në adresën elektronike.

Komisioni Disiplinor në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale e ka larguar nga puna drejtorin e departamentit për Autorizim Marketing, Ardian Rugova, shkruan Gazeta Shneta.

“Nëpunësit z. Ardian Rugova, në pozitën e Drejtorit të Autorizim Marketingut i shqiptohet masa disiplinore – largimi nga shërbimi civil”, thuhet në vendimin të cilin e ka parë Gazeta.

Në këtë dokument thuhet se ekzekutimi i vendimit duhet të bëhet menjëherë dhe se ankesa kundër tij nuk e shtyn ekzekutimin.

Rugova është larguar nga puna për shkak të katër pretendimeve për shkelje të ngritura nga drejtori i AKPM-së Sejdë Tolaj.

Shkelja e parë të cilën e ka konstatuar edhe Komisioni, është se Rugova nuk i kishte kthyer përgjigje një kërkesë të Tolajt, e cila ishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së Naim Bardiqi, lidhur me produktet orfane.

“Mos kthimi i përgjigjes për një temë që është në kompetencat e drejtorit të Departamentit të Autorizim Marketingut Ardian Rugova konsiderohet mosrespektim, neglizhencë dhe mospërmbushje të detyrave të dhëna”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Shkelja e dytë po ashtu ka të bëj me një mos përgjigje të Rugovës për Tolajn, me kërkesë të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar. Ky i fundit kishte kërkuar sqarime për produktin me Autorizim Marketing “Calciumgluconat 10%”, nëse përputhet përqindja me dozën apo ishte bërë ndonjë gabim. Për këtë çështje sipas Komisionit Disiplinor Rugova nuk kishte ofruar sqarime.

Në shkeljen e tretë Rugova është ngarkuar me papërgjegjësi për respektimin e evidentimit me foto të vijueshmërisë në punë, ku sipas vendimit ka pasur raste të shpeshta të mosprezencës në punë dhe keqpërdorim të kartelave të njëri-tjetrit. Në këtë çështje përmenden edhe katër punonjëse të cilat thuhet se kanë mashtruar me kartela të vijueshmërisë.

Në shkeljen e katërt thuhet se Rugova nuk i ka respektuar afatet ligjore për vlerësimin e dokumentacionit që ka rezultuar me vonesa në rastin e lëshimit të Autorizim Marketingut nga ana e zyrtarëve të departamentit të cilin e ka udhëhequr ai. Kjo çështje është konsideruar si mosrespektim i detyrave të punës, neglizhencë dhe mospërmbushje e detyrave të punës.

Gazeta ka tentuar të marr versionin e Rugovës në lidhje me këto pretendime dhe vendimin e Komisionit Disiplinor, por i njëjti nuk i ka kthyer përgjigje redaksisë përmes adresës elektronike. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi trajtohen pacientët në QKUK, Sejdiu: Përdorim materiale të dobëta e jo adekuate, mjekët po ikin të mos bëhen horë
Artikulli i rradhës Shokon mjeku në Gaza: Detyrohem t’i pres këmbën fëmijëve pa anestezi, nxora një fëmijë nga barku i nënës së vdekur

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.