Improvizime gjatë ndërhyrjeve kirurgjike, e përdorim i materialve të dobëta tek pacientët, të cilat në shtetet e zhvilluara ka kohë që kanë dalë nga përdorimi. Kjo është puna që bëjnë mantelbardhët në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Megjithëse janë të vetëdijshëm që improvizimet u ndalohen, ata detyrohen që të punojnë sipas kushteve që kanë, në mungesë të barnave e materialeve adekuate.
E gjithë kjo sipas kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, ka bërë që shumë nga mjekët e QKUK-së të shkojnë në sektorin privat, me qëllim që siç thotë ai “të mos bëhën horë”.
“Çdo mëngjes kur të shkon në punë, bëhesh gati me hy në operacion, çdo herë duhet me mendu a i ke të gjitha aty. A punon tavolina, a punojnë dritat, a ka anesteziolog. Dhe të gjitha këto janë ngarkesë për një kirurg apo për pjesën internistike, a kemi barna. Duhet me e qu me ble pacientin barna. Lista e pritjes dhe të gjitha këto, janë ngarkesë për një mjek, për të dhënë më të mirën e tij profesionale. Askund në botë nuk merret mjeku me ngajt me i gjetë pacientit zgjidhje, me i gjetë materiale harxhuese. Me i gjetë materiale harxhuese për sallë. Me i gjetë pllaka, proteza, shtrafa, sene. Kushtet e punës janë me të vërtetë, ajo që më së shumti është duke i shtyrë dhe një pjesë të mirë të profesionistëve që kanë mbërri në karrierë, që të shkojnë në sektorin privat dhe në një mënyrë t’i ikin mundësisë me u bë horë”, tha ai.
Ndërsa ka ankesa dhe për materialet që mjekët në QKUK i përdorin, e të cilat sipas Sejdiut nuk janë kualitative. Ai madje thotë se në QKUK vazhdojnë të perdorën materiale, të cilat ka kohë që kanë dalë nga perdorimi, në vendet me një mjekësi të avansuar.
“Na vëjnë në pozitë të vështirë. Sepse çdo mjet që nuk është adekuat dhe e përdor është improvizim. Prej improvizimeve asnjëherë nuk del rezultati i pritur. Tash mos të flasim për çështje kualitative. Sa janë kualitative këto materiale që vijnë, disa po disa jo. Pse nuk janë të gjitha, ato janë çështje të cilat besojë që dikush tjetër duhet të merret me to. Në momentin kur një pllakë, një shtraf thehet, këputet pacienti nuk e di pse. E vetmja gjë që e di pacienti është që mjeku nuk ma ka qit mirë. Kur nuk janë adekuate ato thehen. Çdo herë është mundësia për tu thyer. Materialet, një pjesë e tyre që ne i perdorim, nuk përdoren më askund. Këto tjerat që ne i kërkojmë, na thonë jo se janë shtrenjtë, në fund llogaria del njejtë sepse dështon një pllakë, dështon një shtraf, ti ke me ia qit tjerat, prapë dyfishin e mbërrinë. Ato me origjinë të Kines, Indisë dhe Pakistanit”, tha ai..
Ndërsa thotë se në mungesë të materialeve adekuate, mjeku çdo herë detyrohet të improvizojë, gjë që është e ndaluar.
“Çdo herë është një problem teknik, me të cilin mjeku është i brengosur, se a i ka kushtet për të hyrë në sallë apo jo. Apo duhet me shpik diçka gjatë operacionit apo me improvizu. Improvizimet janë të ndaluara. Sistemi i prokurimit të na, apo ata që bëjnë prokurimin shumë pak merren me nevojat tona. Blejnë çka duan ata. Nëse ne i kërkojmë që janë një seri e shtrafave një gjatësie të veçantë të cilat më së shumti përdoren, prapë porositën të njëjtat, ato që nuk perdorën dhe se këto janë vetëm humbje. Pak ka dorë në vendimarrje vet mjeku, profesionisti. Ata që merren me perpilimin e nevojave, janë strukturat adiminstrative të SHSKUK- së apo kudo që bëhen këto tendere dhe vendosin çka do të marrin. Qysh i kam thanë dhe ministrit të kaluar na jep neve miellin ta bëjmë brumin, ta bëjmë bukën. Po nuk është e imja të merrem me pacientin, shko bleje protezën, bleje atë, bleje këtë. Të gjitha këto janë të kundërligjshme”, thotë Sejdiu. /Indeksonline