Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni Disiplinor shumë i butë me Radiologjinë, shumë i ashpër me klinikat tjera

Lajme 13/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Disiplinor shumë i butë me Radiologjinë, shumë i ashpër me klinikat tjera

Komisioni Disiplinor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i udhëhequr nga Shpend Haxhibeqiri, po shfaqet shumë i butë në raport me skandalet e Radiologjisë, ndërsa shumë i ashpër me klinikat tjera.

Ky Komision ka marr masa së fundi ndaj tre mjekëve kardiologë për disa deklarata të tyre në media.

Para disa muajsh pati ndëshkuar ish-drejtorin e Anestezionit, pasi në këtë klinikë kishte munguar një specialiste, ndonëse Nehat Baftiu kishte marr masa ndaj saj. Komisioni poashtu ka shqiptuar masa të ashpra edhe ndaj drejtorëve tjerë, por jo edhe ndaj menaxhmentit të Radiologjisë të cilëve madje po tentohet t’ju krijohen edhe lehtësira.

Në muajin gusht drejtori i SHSKUK-së e paraqiti në Komision Disiplinor drejtorin e Radiologjisë Bujar Gjikollin, pasi në këtë klinikë ishte zhdukur muaj më parë një USB e rentgenit dhe rasti nuk ishte lajmëruar as në SHSKUK e as në organet e drejtësisë.
Rasti nisi të hetohej nga Policia, e Komisioni vendosi ta pezulloj rastin deri në përfundimin e hetimeve, ndonëse procedura disiplinore ishte iniciuar pasi zhdukja e pajisjes nuk ishte raportuar në Polici.

Gjikolli tani po përballet edhe me një tjetër procedurë disiplinore për shkak të parregullësive dhe skandaleve me kujdestaritë të evidentuara nga Auditori i Brendshëm.

Por Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se Komisioni Disiplinor sërish po tenton të bëhet i butë ndaj këtij skandali, duke plotësuar një kërkesë për ndërrimin e njërit nga anëtarët e komisionit.

E kjo nuk është hera e parë, pasi për rastin e USB-së Komisioni kishte ftuar në takim një sindikalist i cili nuk ishte fare anëtar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak29 qytetarë të infektuar me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Tremujori i dytë i shtatzënisë, ja si mund t’a ndihmoni partnerën tuaj gjatë kësaj periudhe

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.