Deri më tani është diskutuar shumë rreth shtatzënisë dhe shëndetit të gruas dhe të foshnjes. Mirëpo, këtë herë do të kuptoni më shumë në lidhje me rolin e partnerit/babait gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Natyrisht se, roli i partnerit nuk është thjeshtë të prodhojë spermë për të fekonduar vezën. Roli i tij duhet të përfshihet edhe gjatë shtatzënisë së gruas, e cila është tejet e rëndësishtme shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Mbështetja emocionale dhe fizike që partneri i dhuron gruas shtatzënë mund të bëj ndryshime të mëdha në zhvillimin e një shtatzënie të shëndetëshme si për nënën ashtu edhe për foshnjen.
Shumë gra shtatzëna që kanë partnerë mbështetës ndihen më të sigurta dhe të përgaditura për ardhjen në jetë të foshnjes.
Por, si mund ta mbështesni partneren tuaj gjatë shtatzënisë?
Tremujori i dytë
Zakonisht, tremujori i dytë konisderohet të jetë një nga periudhat e shtatzënisë më të lehta.
Tashmë, gratë shtatzëna fillojnë të përgaditen me informacione të reja në lidhje me lindjen dhe rritjen e foshnjes së tyre.
Gjatë kësaj periudhe, ju duhet të kuptoni më shumë dhe të diskutoni rreth zgjedhjeve të saj.
Të kuptuarit e ‘pse’ të zgjedheve të saj në aspektin e shtatzënisë dhe lindjes patjetër që do t’ju ndihmojë t’a mbështesni atë gjatë shtatzënisë dhe lindjes.
Shumë baballarë pyesin veten se cila është rruga më e mirë për të mbështetur partneret e tyre gjatë lindjes.
Shumë gra me të vërtetë duan që partnerët e tyre të dinë dhe të kuptojnë atë që duan dhe të diskutojnë.
Poashtu, nëse gjithçka po ec në rrugën e duhur, gjatë tremujorit të dytë nuk do të keni shunë kontrolla mjekësore.
Sidoqoftë, këto kontrolla do të shpeshtohen gjatë tremujorit të fundit, andaj përpiquni që të planfikoni rutinën tuaj dhe të ndani kohë që të shkoni së bashku në vizitat rutinore.
Për fund, nëse planfikoni të organizoni një darkë me partneren tuaj, tremujori i dytë i shtatzënisë është zakonisht koha më e mirë dhe përshtatshme për partneren tuaj./Gazeta Shneta/