Gjykata më e lartë e BE-së anuloi vendimin e Komisionit Evropian që i mohoi gazetës New York Times qasjen në mesazhet mes Presidentes Ursula von der Leyen dhe shefit të Pfizer-it, Albert Bourla. Gjykata tha se Komisioni nuk dha një arsye të besueshme pse nuk i ka këto mesazhe.
Pas një përplasjeje të gjatë mes Komisionit Evropian dhe New York Times mbi transparencën lidhur me kontratat e vaksinës së COVID-19 me Pfizer-in, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GDJE) vendosi sot se Komisioni “nuk ka dhënë një shpjegim të besueshëm për të justifikuar mospasjen e dokumenteve të kërkuara”, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Gjykatës, Komisioni nuk mund të pretendojë thjesht se nuk i posedon dokumentet e kërkuara; ai duhet të japë shpjegime të besueshme që i mundësojnë publikut dhe Gjykatës të kuptojnë pse këto dokumente nuk mund të gjenden.
GDJE konstatoi se New York Times kishte paraqitur dëshmi përkatëse dhe të qëndrueshme që tregonin ekzistencën e mesazheve tekstuale midis Presidentes së Komisionit dhe CEO-së së Pfizer, që lidhen me blerjen e vaksinave kundër COVID-19.
“Këto kontrata ishin krejtësisht të paprecedenta në një kontekst gjithashtu të paprecedentë,” tha një zyrtar i BE-së para shpalljes së vendimit.
Publikimi (gazeta) e zbuloi ekzistencën e mesazheve në vitin 2021 gjatë intervistave me Bourla, por hasi në pengesa kur kërkoi qasje në to. Komisioni pretendoi se nuk mund t’i siguronte këto mesazhe.
Sipas New York Times, von der Leyen dhe Bourla kishin komunikuar personalisht përmes mesazheve tekstuale dhe telefonatash për javë të tëra, për të arritur marrëveshjen. Kjo mënyrë e pazakontë komunikimi – jashtë kanaleve zyrtare dhe pa dokumentim publik – ngriti shqetësime për mungesë transparence dhe mundësi për ndikim të paauditueshëm nga kompanitë farmaceutike.
Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për t’i marrë mesazhet, New York Times e çoi çështjen në Gjykatën e BE-së në janar 2023.
Skandali me “Pfizergate” ia rrezikojnë mandatin e dytë Von der Leyen
“Pfizergate” me vaksinat e COVID, prokurorët hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen
Gjykata tani ka përcaktuar se Komisioni ka dështuar të sqarojë në mënyrë të mjaftueshme nëse mesazhet e kërkuara janë fshirë dhe, nëse po, nëse kjo fshirje ka ndodhur qëllimisht apo automatikisht.
Komisioni Evropian ka tani dy muaj kohë për të apeluar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë. /Gazeta Shneta/




