Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Hipertensionit, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Pejë, në bashkëpunim me QKMF-në Pejë, ka filluar organizimin e aktiviteteve vetëdijesuese dhe shëndetësore për qytetarët.
Gjatë këtyre aktiviteteve janë kryer matje të tensionit arterial dhe të nivelit të glikemisë, me qëllim të identifikimit të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor.
Qendrat shëndetësore theksojnë rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të hipertensionit, si një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare. /Gazeta Shneta/



