Ish-ministri i shëndetësisë Arben Vitia në Qeverinë Kurti pritet të intervistohet javën e ardhshme nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Situatës me Covid-19.
Vitia pritet t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me menaxhimin e pandemisë gjatë kohës sa ai ka qenë në detyrë, nga muaji shkurt deri në fillim të qershorit, shkruan Gazeta Shneta.
Përveç Vitisë, deputetët do ta intervistojnë edhe ish-zëvendësministrin Izet Sadiku, si dhe babanë e qytetarit Agon Musliu i cili vdiq në karantinë në Qendrën e Studentëve.
Ky komision është formuar nga Kuvendi i Kosovës më 4 qershor dhe kryesohet nga Mimoza Kusari – Lila, ndërsa anëtarët janë Eliza Hoxha, Labinotë Demi Murtezi, Fatmire Kollçaku, Ekrem Hysen, Ilir Ferati, Veton Berisha, Bekim Haxhiu, Shkumbin Demaliaj, Millosh Peroviq dhe Endrit Shala. /Gazeta Shneta/