Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur sot në një takim kardiokirurgun Dr. Raif Çavolli.
Zemaj në postimin e tij ka paralajmëruar rikthimin e Çavollit në këtë Klinikën e Kardiokirurgjisë, të cilën e la në janar të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.
Çavolli njihet si një nga themeluesit e kësaj klinike në QKUK, por ai dha dorëheqje bashkë me Dr. Arber Kutllovcin, për shkak të problemeve të brendshme me menaxhmentin e klinikës, përkatësisht drejtorin Tefik Bekteshi dhe shefin Adem Grbollar.
Por rikthimin e Çavollit, Zemaj e ka paralajmëruar si një ogur të mirë për të eliminiuar mosmarrëveshjet ndërmjet specialistëve.
“Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike dhe gatishmëria e tyre për t’iu bashkuar kolegëve në Repartin e Kardiologjisë në QKUK, është e mirëseardhur. Ph. Dc. Prof. Raif Çavolli duhet të shërbej si ogur i mirë edhe për kolegët tjerë të tij që t’i bashkohen shëndetësisë publike. Bashkë me Prof. Çavollin biseduam se si po krijohen kushtet dhe ambienti miqësor për profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar Zemaj në postimin e tij.
Gazeta ka raportuar për disa incidente në klinikën e Kardiokirurgjisë ndërmjet mjekëve. /Gazeta Shneta/