Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni për mbarëvajtje nuk gjen asnjë kardiolog në koronare, ankohen se u penguan nga drejtori i Klinikës

Lajme 25/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni për mbarëvajtje në punë në Qendrën Klinike Universitare nuk ka gjetur sot asnjë kardiolog në njësinë koronare. Ata po ashtu janë ankuar se janë penguar nga drejtori i Klinikës Dr. Imri Jashari. Ky i fundit e ka mohuar

Në njësinë koronare të Klinikës së Kardiologjisë ku trajtohen pacientët me sëmundje të zemrës, nuk është hasur sot asnjë kardiolog në monitorim të pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka marr vesh nga burime brenda klinikës se tre anëtarët e Komisionit Dr. Ferat Sallahu, Dr. Enver Hasi dhe Mehdi Sokoli, kanë inspektuar sot këtë njësi rreth orës 12:00.

Sipas burimit, Komisioni nuk ka gjetur asnjë kardiolog në vendin e punës. Gazeta ka tentuar të konfirmoj zyrtarisht këtë informacion nga kryesuesi i Komisionit, por Ferat Sallahu nuk ka qenë i qasshëm.

Sipas burimeve, Komisioni e ka kontaktuar drejtorin e Klinikës Dr. Imri Jashari, i cili pasi është paraqitur në klinikë e ka kundërshtuar inspektimin duke pretenduar se ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës dhe jo Komisioni.

Pas fjalosjes në mes të drejtorit Jashari dhe anëtarëve të Komisionit, këta të fundit e kanë ndërprerë inspektimin me arsyetimin se janë penguar gjatë punës së tyre.

Por Jashari e ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë. Në një prononcim për Gazetën ai ka deklaruar se pretendimet e Komisionit për pengim në punë dhe mungesë të kardiologëve në klinikë, nuk janë të vërteta. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNjë i vdekur dhe 11 raste të reja pozitive me Covid-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Japonia e ndihmon Kosovën me 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.