Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Japonia e ndihmon Kosovën me 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma

Lajme 25/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Japonisë i ka dhuruar Kosovës një donacion të 20 pompave për shiringa dhe 10 elektrokardiograma të cilat kapin vlerën prej 810 mijë eurosh.

Këto pajisje janë dhuruar në kuadër të ndihmave për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe kapaciteteve mjekësore në luftën kundër Covid-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, ministri Arben Vitia ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit Japonez dhe Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor me theks të veçantë në mbështetjen gjatë pandemisë me masa mbrojtëse, ilaçe, pajisje dhe mbështetjen që pritet në të ardhmen.

Shkëlqesia e tij, Ambasadori Akira Mizutani ka deklaruar se është i kënaqur që të dorëzojë grupin e parë të pajisjeve mjekësore japoneze që ishte premtuar në marrëveshjen që ai nënshkroi shtatorin e kaluar. Ai theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të Covid-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor.

Përveç dhurimit të sotëm, pajisjet e mbetura të tilla si aparatura me ultratinguj dhe rrezet-X të lëvizshme pritet të arrijnë në Kosovë këtë verë.

Pajisjet do të shpërndahen nga sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera rajonale në të gjithë Kosovën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKomisioni për mbarëvajtje nuk gjen asnjë kardiolog në koronare, ankohen se u penguan nga drejtori i Klinikës
Artikulli i rradhës Rënia e rasteve pozitive, Lul Raka thotë se duhet të rishikohen masat kufizuese

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.