Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kompania “CDC”: Kemi kryer të gjitha punët në Qendrën e Shtimes sipas kontrates

Lajme 08/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Operatori Ekonomik “CDC Sh.P.K” kompania fituese e tenderit për rregullimin e oborrit të Qendrës Rehabilituese Integruese për të Sëmurët Kronik Psikiatrik në Komunën e Shtimës ka demantuar Spitalin Regjional të Ferizajt.

Spitali Publik në Ferizaj javë më parë ka hapur tender të ri për rregullimin e oborrit të kësaj qendre edhe pse një i tillë, për të njejtin qëllim, ishte hapur gjatë vitit 2019 – tender të cilin e pati fituar kompania me seli në Gjilan, “CDC Sh.P.K”.

Kjo kompani pati fituar tenderin me çmimin 78 mijë e 896 euro e 78 cent ndërsa Autoriteti Kontraktues – Spitali Rajonal në Ferizaj – pati paguar këtë kompani rreth 44 mijë euro, aq sa edhe ka kryer punët në këtë oborr, ndërsa sipas autoritetit kontraktues punimet nuk janë kryer në tërësi dhe për këtë arsye kanë hapur tender me qëllim të njejtë disa javë më parë.

Mirëpo një gjë të tillë e ka demantuar Operatori Ekonomik, pasi që thotë se janë kryer të gjitha punët sipas kontratës.

“Janë bërë të gjitha punimet që kanë qenë të parapara me kontratë dhe paramasa përveç disa pozicioneve për të cilat ka pasur mungesë të sasive dhe përshkrimeve apo detajeve teknike apo nuk kanë qenë në paramasa”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për Gazetën Shneta.

Kompania gjithashtu sqaron se kanë pranuar pagesë nga Autoriteti Kontraktues vetëm për punët e bërë dhe jo në total sa ka qenë tenderi.

“CDC Sh.P.K” gjithashtu sqaron se kanë kryer edhe punë shtesë për të cilat ende nuk janë paguar nga Spital Rajonal në Ferizaj.

“Gjatë punimeve kanë dal shumë punë shtesë të cilat ne i kemi ekzekutuar duke ju referuar kërkesave të Autoritetit Kkontraktues dhe situacionit katër i cili nuk është paguar ende. Autoriteti Kontraktues ka kërkuar më shkrim nga ShSKUK në Prishtinë që të formoj një komision shtesë profesional për verifikimin e punëve shtesë dhe situacionit katër dhe të bëjë plotësim – barazim të buxhetit të komplet projektit deri në finalizim”, thonë nga kompania.

“CDC Sh.P.K” thotë se janë takuar me komisionin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në punishte, pas takimit ata thonë se i kanë kontaktuar edhe përmes telefonit mirëpo deri më tani nuk kanë pranuar asnjë raport, ndërsa arsyet për mospranimimn e raportit ata thonë se nuk i dinë. Kompania gjithashtu bënë të ditur se janë në përgatitje të lëndës nga avokati për në Prokuri dhe Gjykatë.

Në anën tjetër, Spitali Regjional në Ferizaj javën e kaluar ka bërë publike njoftimin për kontratë të re, për rregullimin e oborrit në Qendrën Rehabilituese në Shtime.

Kontrata ka vlerën e parashikuar 46 mijë euro dhe afati për nënshkrimin e tenderin nga Operatori Ekonomik fitues është 11 gusht 2022.

Në informacionet shtesë të kontratës thuhet se të gjithë Operatorët Ekonomik të cilët janë në garë për të fituar projektin janë të obliguar të vizitojnë oborrin e Qendrës Rehabilituese për të parë për së afërmi punimet në oborr. Operatorët Ekonomik do të mund të vizitojnë oborrin e qendrës më 5 gusht në ora 10:00./ Gazeta Shneta/

Rregullimi i oborrit të Qendrës Rehabilituese në Shtime që i kushtoi shtrejt spitalit të Ferizajt

Artikulli paraprakDy të vdekur dhe 331 qytetarë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli i rradhës Në këtë laborator në Kosovë mund të bëni D-DIMER dhe Covid Rapid Test pa pagesë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.