Kompania “Union SHPK” ka dal me një sqarim për çështjen e qumështit “Aptamil”, një seri e të cilit u raportuar se përmban një baktere të keqe.
Nga kjo kompani kanë deklaruar se pas këtyre raportimeve, qumështit i është bërë anlizë dhe ka rezultuar i sigurtë për konsumim, por megjithatë është tërhequr nga tregu kjo seri me qëllim të masës parandaluese.
“Pas njoftimit të prodhuesit për shqetësimet e ngritura nga autoritetet kompetente në Republikën e Kroacisë, në lidhje me një seri të caktuar të produktit Aptamil AR 1,400g (data e skadimit 17 maj 2026, LOT: 111444865) u realizuar menjëherë analiza dhe testime shtesë sistematike. Rezultatet e këtyre testimeve konfirmuan se produktet e kësaj serie janë të sigurta dhe në përputhje me të gjitha kërkesat rregullatorë të BE-së”, thuhet në njoftim.
Megjithatë kompania ka thënë se produkti është tërhequr nga tregu.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë. /Gazeta Shneta/





