Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Norvegjia nis përdorimin e analizës së gjakut për zbulimin e hershëm të Alzheimerit

Jetë 25/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Norvegjia ka filluar për herë të parë përdorimin e analizave të gjakut për të identifikuar ndryshimet në tru që lidhen me sëmundjen Alzheimer.

Testet tashmë janë të disponueshme në spitale dhe përdoren tek pacientët që shfaqin simptoma të dëmtimit njohës.

Analiza mat nivelin e një proteine specifike të lidhur me Alzheimerin dhe ofron një metodë më të thjeshtë dhe më pak invazive krahasuar me procedurat e mëparshme, të cilat kërkonin ndërhyrje kurrizore.

Sipas një studimi të udhëhequr nga Spitali Universitar i Stavanger, mbi 11 mijë mostra gjaku nga persona 57 vjeç e lart treguan se një në tre norvegjezë mbi moshën 70 vjeç kanë ndryshime në tru të lidhura me Alzheimerin. Përqindja rritet ndjeshëm tek të moshuarit mbi 90 vjeç, ku më shumë se 60% rezultuan të prekur.

Autoritetet shëndetësore po planifikojnë që testi të bëhet i qasshëm edhe përmes mjekëve të përgjithshëm, me synimin për të përmirësuar zbulimin e hershëm dhe kujdesin parandalues. Ndërkohë, barna të reja që synojnë ngadalësimin e përparimit të sëmundjes, si Leqembi dhe Kisunla, pritet të vlerësohen së shpejti në Norvegji, megjithëse kostoja dhe nevoja për administrim spitalor mbeten sfida.

Artikulli paraprakStudim: Medikamentet stimuluese për ADHD veprojnë ndryshe nga sa mendohej më parë
Artikulli i rradhës Kompania “Union”: Aptamil është i sigurt për konsumim, megjithatë e kemi larguar serinë nga tregu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.