Ndonëse është komuna e dytë në vend sa i përketë numrit të madh të banorëve në këtë komunë janë gjithsej 49 mjekë, 35 prej tyre mjek familjarë, 14 doktor të mjekësisë si dhe 131 infermier shkruan Gazeta Shneta.
“Çdo here ka qenë imediate rritja e numrit të punëtorëve, megjithatë kërkesat tona kanë qenë në vazhdimësi në Ministrin e Shëndetësisë karshi nevojave dhe numrit të përgjithshëm të banorëve në Ferizaj”, tregon Kemajl Emini, drejtor i shëndetësisë në Komunën e Ferizajt.
Ai thekson se asnjëherë nuk kanë hasur në mirëkuptim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e kapaciteteve në qendrat mjekësore.
Që nga 28 shkurti nga qendrat e mjekësisë në këtë komunë janë larguar 325 punëtorë shëndetësorë pasi që ka përfunduar marrëveshja ndërmjet komunës së Ferizajt dhe Organizatës joqeveritare “Caritas” gjë që e penalizon edhe më tepër punën në aspektin e shërbimeve shëndetësore karshi pacientëve në këtë komuën.
Mirëpo një problem i tillë qëndron në pothuajse të gjitha komunët tjera në vend për shkak të mungesës së “trurit” nëpër qendrat mjekësore komunale. /Gazeta Shneta.