Komuna e Obiliqit aktualisht ka vetëm 11 mjekë familjarë specialistë ndërsa në total janë 40 mjekë të të gjitha profileve si dhe 58 infermier shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jashari, në këtë komuna thotë se 40 mjekë janë të mjaftueshëm. Ai thekson se pesë mjekë dhe katër infermier janë staf mbështetës nga Ministria e Shëndetësisë.
Komuna e Obiliqit ka një Qendër të Mjekësisë Familjare si dhe katër Ambulanta të Mjekësisë Familajre.
Sa i përketë furnizimeve drejtori thekson se aktualisht nuk kanë mungesa të barnave nga lista esenciale.
Gazeta gjatë ditës ka raportuar për mungesë të barnave dhe materialeve shpenzuese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Gjilan. /Gazeta Shneta/




