Fllasera, Shiringa të 5 mililitrave, Shpatulla të drurit – përmes së cilët kontrollohet fyti i pacientit, Sol. Nacl 100 mililitra – infusion, Ampula Urbazon 40 mungojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit.
Këtë për Gazetën Shneta e ka konfirmuar drejtoresha e kësaj qendre, Arbenita Hajdari, përderisa thekson se me furnizimet tjera qëndrojnë mirë.
Të përmirësuar furnizimin me barna dhe materiale tjera shpenzuese nëpër QKMF e konsiderojnë edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata thonë se aktualisht furnizimet nga lista esenciale e barnave janë në nivelin e 75 % si dhe mbi 85% për materiale shpenzuese.
“Lista nuk është 100% e mbuluar si me materiale shpenzuese ashtu edhe me barna, mund të ketë produkte që mungojnë kohë pas kohe, por MSh ka përmirësuar ndjeshëm furnizimet dhe është në procedura të sigurimit edhe të produkteve të tjera për të cilat ka kërkesa dhe planifikime nga institucionet shëndetesore të Kujdesit Parësor Shëndetësor”, thuhet në përgjigjen e ministrisë dhënë për Gazetën Shneta.
Një gjendje hiç më të mirë sa i përketë furnizimeve nuk është as në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Në këtë qendër ka mungesë të jodit dhe 16 llojeve të barnave nga lista esenciale. / Gazeta Shneta/
QKMF në Ferizaj në mungesë të Jodit dhe 16 llojeve të barnave nga lista esenciale