Sot me rastin e Ditës Botërore të Mjekut Familjar, Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet ka vendosur që të angazhojë mjekët e pensionuar të cilët kanë shëndet dhe gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre në zhvillimin dhe avansimin e mjekësisë familjare në kryeqytet.
Dr. Izet Sadiku, ka njoftuar përmes rrjeti social Facebook se në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, në kryeqytet do të rikthehen mjekët e pensionuar të cilët janë shëndetmirë dhe kanë gaditshmëri për të dhënë kontribut në mjekësinë familjare, përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, ka theksuar se mjekët do të vazhdojnë që me këshillat e tyre të ndihmojnë Drejtorinë e Shëndetësisë për të krijuar një sistem sa më të mirë, efikas dhe shërbime më cilësore për qytetarët e kryeqytetit.
“Mjekët e familjes luajnë një rol vendimtar në promovimin e shëndetit dhe mirëqenjes së individëve dhe komuniteteve. Përkushtimi, dhembshmëria dhe ekspertiza e tyre i bënë ata zemrën e kujdesit shëndetësor dhe një burim të besueshëm e mbështetës për pacientë dhe familjet” ka potencuar Sadiku.
“Faleminderit Dr. Sabahate Lleshi, Dr. Teuta Hoxha, Dr. Nexhmedin Hoti, Dr. Avdullah Hoti, Dr. Sadete Hadri, sociologes Florentina Batalli si dhe Dr. Muhamet Petrova, faleminderit që përsëri do të angazhohe për ofrimin e shërbimeve duke ndihmuar mjekësinë e kujdesit parësorë në Kryeqytet!”, ka përfunduar Sadiku. /Gazeta Shneta/