Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës së bashku me Odën e Mjekëve të Kosovës, janë takuar për të diskutuar marrëveshjet për trajnime profesionale të mjekëve duke u bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të dy palëve.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu dhe nënkryetari Dr. Rrezart Halili pritën në takim drejtorin e Shëndetësisë në kuadër të Komunës së Prishtinës, Dr. Izet Sadiku, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë takim u diskutua për implementimin e marrëveshjes për trajnime profesionale të mjekëve, me qëllim të ngritjeve të kuadrove të stafit shëndetësor.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes OMK-së dhe Komunës së Prishtinës gjatë vitit 2022 dhe pritet të realizohet gjatë këtij viti.
Në anën tjetër, Dr. Izet Sadiku ka shpalosur më hollësisht detajet e këtij projektit të ri për kryeqytet.
Ai ka thënë se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të realizohen këto aktivitete:
Oda e Mjekёve tё Kosovёs do ta formojё njё grup ekspertёsh specialist tё fushave tё ndryshme pёr bashkёpunuar rreth Spitalit tё Prishtinёs dhe fillimin e trajnimeve tё mjekёve familjar nё fushёn:
– ultrazёrit tё barkut,
– ultrazёrit tё kukave te fёmijёt,
– trajnim pёr diagnostifikimin e hershëm paraspitalor tё infarktit tё miokardit.
“Kёto trajnime tё mjekёve familjarё nё kryeqytet do tё krijojnё kushte pёr rritjen e cilёsisё sё shёrbimeve mjekёsore qё ёshtё prioritet i Drejtorisё sё Shёndetёsisё nё kryeqytet” është shprehur Dr. Sadiku. /Gazeta Shneta/




