Komuna e Prishtinës njofton se pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës së krijuar nga reshjet e shumta, nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit.
Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të ndërmarra, janë siguruar kushte të sigurta për nxënësit dhe stafin arsimor, përcjell Gazeta Shneta.
Ndërkohë komuna e Malishevës dhe Fushë-Kosovës kanë njoftuar se kanë shtyer procesin mësimor.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT
Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit.
Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.
Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë. 🎒📚




