Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Fushë Kosovë e në Malishevë shtyhet fillimi i procesit mësimor për shkak të vërshimeve dhe situatës së rënduar

Lajme 11/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Screenshot
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Malishevës e kanë shtyrë procesin mësimor, i cili duhej të fillonte nesër.

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës njoftoi se gjysmëvjetori i dytë do të nisë më 19 janar.

Ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar edhe qarkullimin. Si dhe duke marrë parasysh vështirësitë në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore. DKA ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit arsimor. Ky vendim është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor. Luten drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Malishevë, procesi mësimor u shty për dy ditë – deri më 14 janar.
Duke u bazuar në reshjet e fundit gjatë vikendit të cilat e kanë rënduar situatën në terren përgjatë gjithë komunës sonë dhe kanë dëmtuar shumë rrugë dhe infrastrukturën rrugore, ju njoftojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 do të bëhet me 14 janar 2026”, thuhet në njoftime Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.

Kjo komunë ka qenë ndër zonat më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) e kishte shtyrë fillimin e procesit mësimor deri më 12 janar 2026, pikërisht për shkak të vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumë komuna të vendit. /Paparaci/

 

Artikulli paraprak30 minuta ushtrime mund të shpëtojnë jetën
Artikulli i rradhës Komuna e Prishtinës njofton se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.