Është anuluar konkursi i hapur më shumë se një vit për pranimin e tre stomatologëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.
Konkursi për pozitën Doktor Stomalog në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit ishte hapur nga data 04.04.2022. Faza e parë e testit me shkrim ishte mbajtur me datën 17 qërshor të vitit 2022 dhe që nga ajo datë nuk ka pasur njoftime lidhur me rrjedhën e konkursit shkruan Gazeta Shneta.
Fejzë Kabashi, njëri prej kandidatëve që në qershor të vitit të shkuar i është nënshtruar testit me shkrim, ka thënë se tash e një vit ka qenë në pritje të rezultateve por se Komuna nuk i ka dhënë ndonjë pwrgjigje rreth konkursit e për këtë cështje ai ishte drejtuar në zyret e hetusisë ku dhe ishte informuar se kanë filluar hetimet.

E vendimin për anulimin e konkursit Komuna e Prizrenit e ka publikuar në faqen e saj zyrtare ku si aryse e anulimit është dorëheqja e anëtarëve të komisionit.
“Afati për anulim është zgjatur për shkak të konfuzionit që ka shfaqur Zyra ligjore lidhur me përfundimin e procedurës së rekrutimit pas dorëheqjes së dhënë nga tre anëtarë të komisionit”, thuhet në njoftim.
Nga Prokuroria Themelore e Prizrenit kanë thënë se rasti është në fazën fillestare.





