Në periudhën janar-mars të këtij viti në në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 561 operacione.
Këto operacione janë kryer nga kirurgët abdominalë, në bashkëpunim me anesteziologët nga Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, shkruan Gazeta Shneta.
Në njoftim nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe edhe 58 kolonoskopi,129 ERCP- teknikë enodoskopike mini-invazive dhe 48 gastroskopi.
Po ashtu 1 mijë e 279 vizita mjekësore janë realizuar në ambulancat specialistike.
Njoftimi i plotë:
Në tremujorin e parë të vitit 2023, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 561 operacione nga kirurgët abdominalë, në bashkëpunim me anesteziologët nga Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.
Në ambulanca specialistike janë kryer gjithsej 1 mijë e 279 vizita mjekësore.
Stafi mjekësor i asistuar edhe nga infermierët, poashtu, ka kryer edhe 58 kolonoskopi,129 ERCP- teknikë enodoskopike mini-invazive dhe 48 gastroskopi./Gazeta Shneta/




