Prezervativi i parë i ‘mençur’ në botë i cili do të matë performancën seksuale të meshkujve dhe do të detektojë infeksionet e mundshme, është krijuar nga shkencëtarët.
Me këtë kondom të krijuar nga i-Con Smart, meshkujt do të jenë në gjendje të marrin statistika për kohëzgjatjen apo shpejtësinë e aktit seksual, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Pajisja gjithashtu regjistron edhe sasinë e kalorive të djegura në pozicione të ndryshme dhe poashtu mund të zbulojë bakteret.
Inxhinieri i kompanisë Adam Leverson, ka deklaruar se detektori do t’i njoftojë meshkujt nëse has në ndonjë infeksion gjatë seksit.
Të gjitha të dhënat ruhen në mënyrë anonime, por përdoruesit e kondomit do të mund t’i shpërndajnë ato me shokët apo në rrjete sociale.
Pajisja përdorë një nano-chip dhe me bluetooth do të mund t’i bartni të dhënat në një aplikacion në telefonin tuaj.
Mbi 90 mijë njerëz deri më tani e kanë porositur një të tillë i cili do të dal në treg gjatë këtij viti me çmim 59.99 dollarë. /Gazeta Shneta/