Këshilli Kombëtar për Shëndetin në Kinë ka konfirmuar rastet e para të transmetimit të virusit vdekjeprurës nga një person tek tjetri.
Më shumë se 200 raste janë konfirmuar deri më tani në Japoni, Tajlandë dhe Kore të Jugut, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Virusi besohet se ka origjinën nga një treg i ushqimeve të detit në Ëuhan, qendër të Kinës. Sëmundja është e shtata me radhë e njohur shkencërisht nga grupi i njohur si ‘corona’ virus, ku përfshihen edhe SARS dhe MERS.
Në Kinë deri më tani janë shënuar raste të infektimit edhe tek punëtorët shëndetësorë, ndërsa frika nga shpërndarja ka ndikuar në ashpërsimin e masave të kontrollit nëpër aeroporte. /Gazeta Shneta/