Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga 2,280 testime të kryera janë konfirmuar 16 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 33 qytetarë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 464.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 7,348 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/