Në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 raste të reja pozitive me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
“Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Sipas MSh-së, brenda kësaj periudhe është raportuar një rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 198 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë ka rënë në 1,737.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 8,637 doza të vaksinës, kurse 579,622 qytetarë janë vaksinuar./Gazeta Shneta/