Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu pak ditë pasi e mori këtë pozitë u bë nënë për herë të tretë.
Haxhiu ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke e ushqyer me gji vajzën të cilën e ka pagëzuar me emrin Andrra.
“Pauzat e shkurtëra mes takimeve i kalojmë kështu”, është shkruar në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale.
Haxhiu është nënë e tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë të cilët kanë ardhur në jetë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. /Gazeta Shneta/



