Nga 11,373 testime të kryera janë konfirmuar 2,236 raste të reja të infektimit me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Në raportin e fundit është bërë e ditur se janë shënuar tetë raste të vdekjes, si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 138 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 14,249.
Së fundmi, MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 22,119 doza të vaksinës anti covid, kurse 221,026 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/