Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë mund ta keni të vështirë të përfundoni një vakt të ushqimit, e kjo pasi simptomat e zakonshme si vjellja, do t’ju shqetësojnë në vazhdimësi.
Si rezultat i simptomave të ‘mëngjesit’ preferohet të konsumoni një smoothie të letë dhe të shijshëm, me përmbajtje të frutave, perimeve dhe proteinave të shëndetshme shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Smoothie-t janë një opsion i shkëlqyeshëm kur përpiqeni të merrni vlera ushqyese, për ju dhe foshnjen tuaj.
Pse janë të nevojshme smoothie-t gjatë shtatzënisë?
Sipas Academy of Nutrition and Dietetics, gratë shtatzëna kanë nevojë për një plan të ekuilibruar të ngrënies së drithërave, frutave, perimeve dhe ushqimeve të pasura me proteina dhe qumësht soje.
Përgaditja e smoothie mund të jetë e shpejtë dhe thjeshtë e përbërë më lëndë ushqyese.
Ekzistojnë disa arsyje pse gratë shtatzëna duhet të praktikojnë smoothie-t gjatë shtatzënisë së tyre:
-Është e lehtë dhe e tretshme
Simptomat e zakonshme gjatë tremujorit të parë ju bën të keni problem me sistemin tretës.Për këtë arsyje, smoothie-t janë një alternativë shumë e mirë.
-Janë ushqyese
Smoothie-t përgaditen shumë lehtë dhe kanë një përmbajtje cilësore si fruta, perime dhe lloje të caktuara të proteinave.
Yaffi Lova, shton se marrja e lëndëve ushqyese gjatë shtatzënisë është e rëndësishme.
“Nëse nuk konsumoni ushqime të mjaftueshme brenda një ditë, trupi juaj do të sakrifikojë rezervat e veta për të siguruar ushqimin e foshnjes”, tha ajo.
Në anën tjetër, Aundrea Leven, nutricioniste, ka thënë se smoothie-t janë të dobishme sidomos gjatë fazave kur përjetoni nauze dhe kapsllëk.
-Siguron shumëllojshmëri
Prezenca e frutave të ndryshëm në një smoothie krijon shumëllojshmëri.Për këtë arsyje, përdorni fruta të freskët dhe ato të cilat janë sezonale./GazetaShneta/