Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konfirmohen rastet e para të “gjuhës së kaltër” në dy ferma në Kosovë, ndërmerren masa parandaluese

Lajme 31/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë u konfirmuan rastet e para të sëmundjes virale “gjuha e kaltër” në dy ferma: njëra në komunën e Prishtinës dhe tjetra në komunën e Lipjanit.

Drejtori i Shëndetit dhe i Mirëqenies së Kafshëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës, Sadik Heta, në intervistë për Ekonomia Online, tha se tashmë janë ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

“Kemi pasur konfirmimin e dy rasteve me sëmundjen “gjuha e kaltër” në dy ferma të ndryshme, njëra në Komunën e Prishtinës dhe tjetra në Lipjan. Bëhet fjalë për sëmundjen “gjuha e kaltër”, e cila është virale me karakter ekonomik, është duke qarkulluar edhe në vendet e rajonit, edhe të Evropës. Për shkak se ka qarkullim të kësaj sëmundjeje në vende të ndryshme të rajonit ne edhe më herët kemi marrë masa parandaluese për mospërhapjen e kësaj sëmundjeje, por fatkeqësisht kemi konfirmuar prezencën e kësaj sëmundjeje, e cila përhapet zakonisht nëpërmjet infektorëve, në rastin konkret mushkonjat që e transmetojnë përmes pickimit”, tha Heta.

Ai njoftoi se janë identifikuar pesë – gjashtë kafshë të infektuara dhe trajtohen me insekticid për të ndaluar mushkonjat që përhapin sëmundjen.

“Janë dy ferma të infektuara, njëra me sasi të krerëve rreth 200 dhe tjetra më pak. Nga këto kemi 5-6 kafshë të cilat janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Kafshët janë momentalisht në gjendje stabile. Veterinerët janë duke marrë masa parandaluese të këtyre kafshëve, janë trajtuar me insekticid, bëjmë parandalimin e pickimit të mushkonjave në këto kafshë dhe tash për tash mund të them se situata është e qetë. Jemi duke e monituruar situatën në vend”, shtoi ai.

Në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së “gjuhës së kaltër”, Sadiku vë në dukje edhe ndalimin e importit të kafshëve dhe produkteve të derrit nga Serbia, shtet në të cilin po ashut janë regjistruar rastë të kësaj sëmundjeje.

“Trajtimi ose parandalimi i këtyre insekteve është vetëm nëpërmjet insekticidëve të ndryshëm. Ne kemi marrë masa. Shpresoj të mos ketë ferma të tjera të infektuara. Kemi marrë dy vendime: ndalim të kafshëve të gjalla nga Serbia pas shpërthimit të kësaj sëmundjeje edhe në Serbi si dhe për shpërthimin e murtajës tek derri. Duke pasur parasysh që sëmundja mund të transmetohet, sidomos nga derrat e egër, por edhe nga kafshët e kaltra, kemi marrë vendim që të ndalohet importi nga Serbia, jo vetëm i kafshëve të gjalla, por edhe produkteve të tjera të derrit”, tha ai.

Heta u bëri thirrje fermerëve të jenë syçelë dhe të kontaktojnë veterinerët në rast dyshimi.“U bëjë apel fermerëve të kenë kujdes, të mos përziejnë kafshët me fermat e tjera, të kontaktojnë veterinerët në rast se kanë ndodhë dyshim. Ne do të intervenojmë”, tha për Ekonomia Online, Heta.

Artikulli paraprakSot mot me vranësira dhe riga shiu
Artikulli i rradhës Studim: Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.