Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

Jetë 31/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet, ka raportuar WomensHealthMag.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e tyre të konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.

Rezultatet ishin tronditëse:Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind.

Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind.Ndërkohë, tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve (si ëmbëlsirat), nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet.

Pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?

Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.“Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.

Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkool Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.

“Përdorimi i rastësishëm i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për një person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, ka thënë Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.

Ajo ka shtuar se përveç diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sheqeri i tepërt shkakton edhe inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.

Artikulli paraprakKonfirmohen rastet e para të “gjuhës së kaltër” në dy ferma në Kosovë, ndërmerren masa parandaluese
Artikulli i rradhës Rreth 300 pacientë në ditë në Onkologji, drejtori: Furnizimi me barna mbi 80 për qind

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.