Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konfirmohet raportimi i Gazetës Shneta: Edona Dujaka përzgjidhet shefe në Barnatore Qendrore

Lajme 20/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dyshimet e Gazetës Shneta në lidhje me përzgjedhjen e Edona Dujakës në pozitën e shefes në Barnatoren Qendrore në QKUK, janë konfirmuar këtë javë. Dujaka është përzgjedhur zyrtarisht në pozitën e Shefes për Furnizim dhe Distribuim të Shërbimit Klinik Farmaceutik të QKUK-së

Edona Dujaka erdhi në pozitën e shefes nga pozita e menaxheres së projektit Transformimi Farmaceutik. Ky projekt ka paraparë krijimin e pozitës ku është përzgjedhur shefe Dujaka, si dhe tri pozita të tjera të nivelit të njëjtë me mbi 1 mijë euro rrogë. Kujtojmë se Duiaka është edhe person përgjegjës në një kompani private për pajisje medicinale.

Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë se kjo pozitë ishte rezervuar për Edona Dujakën, por SHSKUK nuk kishte pranuar të komentojë këto dyshime duke deklaruar se nuk mund të paragjykojë përzgjedhjen e kandidatëve në konkurse.

Në anën tjetër, farmacisti Visar Emini është përzgjedhur në pozitën Shef i Sektorit të Barnave dhe Infuzioneve, Erblin Elezi është përzgjedhur në pozitën Shef i Sektorit për narkotik, anestetik, antibiotik rezervë dhe citostatikë, Fatbardha Rexhaj është përzgjedhur në pozitën Shef i Sektorit për produkte jashtë listës esenciale dhe laboratorit Galen në QKUK, dhe Kujtim Parduzi është përzgjedhur në pozitën Shef i Sektorit të materialit dhe penjëve kirurgjik në QKUK.

Aktualisht Barnatorja Qendrore është bërë me dy pozita udhëheqëse dhe katër pozita të shefave të sektorëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇifti më i bukur nga VIP po bëhen prindër për herë të dytë
Artikulli i rradhës Nuk jeni nëna të këqija nëse ndani kohë vetëm për shoqet tuaja

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.