Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuk jeni nëna të këqija nëse ndani kohë vetëm për shoqet tuaja

Jetë 20/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Normalisht se brenga më e madhe për një nënë është fëmija i saj. Ato duan të ndihen te sigurta kur fëmija është i ushqyer, nuk ka të ftohtë, nuk ndjen shqetësim…

Por e njejta përkujdesje duhet të vlejë edhe për vetë nënat, pasi që fëmija i shëndoshë është vetëm atëherë kur edhe prindërit, e sidomos nëna gëzon një shëndet të mirë fizik dhe mendor, shkruan GazetaShneta.

Kjo çështje ka qenë tema e radhës e shtjelluar nga mamia kosovare Razije Musa e cila ka renditur disa fakte që përkrahin nënat që vendosin të ndajnë kohë personale vetëm për veten e tyre.

Musa ka treguar nga përvoja e saj se si sheh shumë nëna që e mbyllin në dry kohën me shoqërinë posa të bëhen nëna. Ajo thotë se kjo kohë mdeoemos do të përgjysmohet por nuk është e thënë të evitohet fare. Dy herë në javë parashihet të jetë kohë e mjaftueshme që nënat t’ia kalojnë mirë dhe njëkohësisht të çlodhen.

“në Kosovë shoh që shumica e grave pasi që bëhen nëna përfundojnë aktivitetet e tyre shoqërore, ato në shumicën e rasteve nuk dalin pa fëmijë dhe konsiderojnë se të dalurit me shoqe për çdo javë është një pjesë e bukur e së kaluarës”, ka thënë Musa.

Duke cituar një studim të kryer nga Universiteti i Oksfordit, Musa shpjegon se kur gratë takohen me mikeshat e tyre është sikur po i nënshtrohen një terapie falas, sepse biseda rreth përvojave jetësore, shqyrtimi i halleve, shakatë me njëra-tjetrën relaksojnë psikikën e njeriut; më pas nënat nihen më të qeta dhe më të afta për të prindëruar.

“Perveç shoqërisë është me rëndësi që edhe si çift të ndani pak kohë për të qenë vetëm, është totalisht në rregull që ju të kaloni edhe ndonjë vikend larg vendit dhe fëmijëve”, ka përfunduar ajo./GazetaShneta/

Kliko këtu për artikullin e plotë

Artikulli paraprakKonfirmohet raportimi i Gazetës Shneta: Edona Dujaka përzgjidhet shefe në Barnatore Qendrore
Artikulli i rradhës Kjo video është bërë virale – momenti i ndjeshëm kur nëna ushqen fëmijën me gji për herë të fundit

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.