Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve dhe dhive në Kosovë

Lajme 15/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheeppox/Goatpox) në Kosovë.

Rasti është identifikuar në fshatin Sazli, në Komunën e Ferizajt, pas analizave laboratorike të kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë, me pasoja të mëdha ekonomike për fermerët, por që nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve.’

AUV ka vendosur masa të përgjithshme për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes, të cilat kanë hyrë në fuqi sot.

Masat zbatohen aktualisht në rajonin e Ferizajt dhe Gjilanit, por mund të ndryshojnë në varësi të zhvillimeve epidemiologjike.

Njoftimi i AUV:

Është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në KosovëMinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pemës Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Delve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox), në fshatin Sazli, Komuna e Ferizajt.

Pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, në mostrat e testuar në Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Dhenve në një fermë të deleve në këtë fshat.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 15.04.2026 vendos masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në Kosovë, Bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë.

Masat zbatohen në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit ( varësisht nga situata masat mund të ndryshojnë)I.

Masat e përgjithshme:

a) Ndalohet lëvizja e kafshëve Dele, Dhi nga fermat, tregtimi në tregje dhe shitblerja;

b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje

.c) Obligohen fermerët mbajtës të Deleve dhe Dhive, për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin.

Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje

d) Fermerët mbajtës të Deleve, Dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.

e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;

f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta Dele Dhi.

IV. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Masat hynë në fuqi sot datë 15.04.2026Raportoni në numrin:0800 500 95 Pa pagese 24h

Çfarë është sëmundja Lija e deleve/dhive?Lija e dhenve (e njohur edhe si sheeppox/goatpox) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo shkaktohet nga një virus i familjes Capripoxvirus dhe është ndër sëmundjet më të rënda për këto specie, me pasoja të mëdha ekonomike.

Simptomat?

Temperaturë e lartë (40–42°C)

• Humbje oreksi dhe plogështi

• Rrjedhje nga hunda dhe sytë

• Lezione (puçrra, plagë) në lëkurë, sidomos në kokë, veshë, bark dhe rreth organeve gjenitale

• Vështirësi në frymëmarrje (nëse prek mushkëritë)

• Në disa raste: diarre dhe dobësim i përgjithshëmSi transmetohet?

• Kontakt i drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara

• Sekrecione (pështymë, rrjedhje nga hunda)

• Përmes mjedisit të kontaminuar (stallat, mjetet, transporti)Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë: nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

Artikulli paraprakVetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak
Artikulli i rradhës Komuna e Fushë Kosovës publikon numrat e rinj kontaktues të QKMF-së për shërbime

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.