Sot ka nisur punimet Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, i cili ka mbledhur më shumë se 50 ligjërues nga vendet të ndryshme të botës, e 65 nga Kosova dhe rajoni.
Në këtë Kongres pjesëmarrës do të jenë rreth 500 kirurgë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e vendet e ndryshme ku jeton diaspora.
Kongresi i katërt Klinik i Kirurgjisë është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe mbështetur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi u shpreh se përmes këtij Kongresi po synojnë të sjellin në kirurgjinë kosovare avancimet dhe praktikat më të reja që zhvillohen në botën kirurgjike.
“Avancimet më të mëdha në kirurgji edhe në të gjitha temat që kanë me u shtrua nga ligjëruesit vendas por edhe nga shumë ligjërues nga shumë vende të botës, nga Argjentina në Evropë, Turqi e vendet tjera është për t’i theksuar këto avancime. Gjatë ditës së sotme po fillojmë më dy simpoziume para se me fillua kongresi. Njëri është i traumës me të gjitha të rejat në traumatologji… simpoziumi i dyte është i gjirit me të rejat dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të gjirit sot do të analizohen nga mjekët tanë këtu në Kosovë por edhe nga mjekët tanë në diasporë”, tha ai.
Artikullin e plotë të përgaditur nga Kosova Press mund ta lexoni këtu.




