Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kongresi i Odës së Mjekëve do të sjellë ligjërues nga SHBA, Gjermania e Franca

Lajme 23/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kongresin dhe Panairin Mjekësor që do të organizohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës në datat 18-19 tetor, do të marrin pjesë ligjërues nga e gjithë bota përfshirë nga vendet si SHBA, Gjermania e Franca

Kongresi dhe Panairi i parë Mjekësor në Kosovë do të nis me nderimin e mjekëve që kanë kontribuuar ndër vite dhe kanë merita të veçanta për mjekësinë në vendin tonë. Ata do të nderohen me titujt Nderi i Mjekut – Dr. Ali Sokoli dhe Arritje Shkencore – Dr. Musa Haxhiu.

Nënkryetari i OMK-së Dr. Naser Gjonbalaj ka treguar detaje nga përgatitjet e fundit që po bëhen për organizimin e Kongresit dhe Panairit të parë mjekësor në Kosovë. Ai tregon se kjo ngjarje do të jetë multidisiplinare e ndarë në dy pjesë, në internistikë dhe kirurgji, por nuk do të anashkalohet edhe diagnostika, shkruan Gazeta Shneta.

“Deri më tani janë të regjistruar mbi 1500 pjesëmarrës ku dhe po vazhdojnë ende, ndërsa si ligjërues sipas komisionit shkencor janë përzgjedhë 90 prezentime, pa llogaritur prezentimet e  puntoritve/ëorkeshope”, ka treguar Gjonbalaj.

Radiologu ka treguar edhe emrat e disa nga profësorëve nga universitetet më të njohura në botë që do të marrin pjesë në këtë kongres: Pete Killcomons / USA; Rifat Latifi / USA; Fillor F. Caushaj / USA; Sean S. Tedjarati / USA; Bernard Gouget / FRANCA; Nevila Aliu Heta / SHQIPËRI; Anyla Bulo / SHQIPERI; Gani Bajraktari / KOSOVË; Branimir Gonan / KROACIA; Slobodan Čulafić / SERBIA; Florin Ramadani /AUSTRI; Orthner Ernst / GJERMANI; Hans Zwipp / GJERMANI; Vedat Eljezi / FRANCE; Dusanka Janjevic / SERBIA; Biljana Shirgoska / MAQEDONIA E VERIUT; Teni Kamberi / FRANCE; Kemal Tolga Saracoglu / TURKEY; Ayten Saracoglu / TURKEY

Gjonbalaj ka treguar tutje se në kongres do të mbahen edhe disa punëtori dhe workshope:

– Ne radiologji: Mechanical thrombectomy – standard of care for AIS, clinical experience– me profesionist dhe trajnere nga Europa dhe regioni i sponsorizuar nga Medtroniku / Yessfarma

– Ne kardiologji: Advanced Diagnostics in Pacemakers and ICDs– me profesionist dhe trajnere nga Europa prekasishte Koroacia i sponsorizuar nga Medtroniku / Yessfarma

– Ne  Anesteziologji: 2nd Advanced Airëay Management Workshop – Airëay Management in Trauma — me profesionist dhe trajnere nga Europa dhe regioni

– Ne shendetin riprodhues : Virtual Contraceptive Consultation

– Ne Oftalmologji: Uveiti

Nënkryetari i OMK-së në fund ka treguar se është siguruar numri ndërkombëtar i publikimit ISBN. Ai thotë se pjesëmarrësit mund të vazhdojnë të regjistrohen në formë elektronike.

“E rëndësishme që në kongres tani me është siguruar numri ndërkombëtar i publikimit ISBN. Regjistrimi për pjesëmarrje vazhdon të bëhet në formë elektronike ku dhe regjistrimit në ditët e kongresit do jetë elektronik me kartelen e anëtarësisë së OMK dhe është pa pagesë për të gjithë anëtarët e OMK. Gjithashtu kemi bërë marrëveshje me Oden e Fizioterapeutëve të Kosovës për mundësinë e pjesëmarrjes dhe të tyre dhe t’u pranohen akreditimi/pikët  që do merren në këtë event shkencor”, ka deklaruar Gjonbalaj.

Gjobalaj ka treguar se Kongresi ka mbështetjen nga organizata mike ndërkombëtare qe vazhdojnë nder vite te mbështetshin shëndetësinë ne Kosove si Luxembourg/LuxDev, AQH dhe UNFPA, si dhe sponsorisohet nga Layo Ltd, Yess Pharm, Italmrd si dhe Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakNë gjinekologjinë e Pejës kanë lindur tetë vajza dhe 6 djem
Artikulli i rradhës Si të reagoni gjatë tërmetit nëse jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.